Gashi: Nuk ia vlen të komentohet Haraqija

Kosova

Gashi: Nuk ia vlen të komentohet Haraqija

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 14:53

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka ironizuar me deklaratën e Astrit Haraqisë, duke thënë se nuk e vlen që të komentohet një deklaratë e tij.
“Nuk ia vlen me e komentu Astrit Haraqinë”, ka thënë Arben Gashi për Gazetën Blic.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, Astrit Haraqija, dikur anëtar i LDK-së, ka kërkuar që ish- partia e tij të hyjë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.

Pos Haraqisë edhe zyrtarë të PDK-së në vazhdimësi po kërkojnë në koalicion me LDK-në, zyrtarët e partisë së Isa Mustafës janë këmbëngulës që në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë në bashkëqeverisje me partinë e Hashim Thaçit.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë për Gazetën Blic se qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar.

“Nuk do të hyjmë në koalicion me PDK-në”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat