Gashi: Nëse LAN s’lëshon pe, shkojmë në zgjedhje

Kosova

Gashi: Nëse LAN s’lëshon pe, shkojmë në zgjedhje

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 08:03

Deputeti i PDK-së, Latif Gashi, ka thënë se për tejkalimin e ngërçit politik blloku LDK-AAK-Nisma duhet të lëshojë pe, ose vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se Kushtetuta e Kosovës në asnjë mënyrë nuk lejon që kryetari Kuvendit të zgjidhet nga një subjekt tjetër pa pëlqimin e partisë fituese të zgjedhjeve.

Në këtë drejtim ai ka thënë se partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma gabimisht janë duke e lexuar Kushtetutën dhe për interesa të tyre janë duke e dëmtuar interesin e vendit.

Duke folur për refuzimin që po e bëjnë partitë politike PDK-së për bashkëqeverisje, Gashi ka thënë se kjo nuk ndodh për shkak se PDJ-ja nuk ka punuar mirë, por si rezultat I asaj që partitë e bllokut I kanë humbur gjashtë palë zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat