Thaçi: Do t'i dënojmë ashpër fundamentalistët

Kosova

Thaçi: Do t'i dënojmë ashpër fundamentalistët

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 21:57

Në një intervistë për mediat gjermane, Kryeministri Thaçi, ka shprehur optimizmin e tij në luftën kundër grupeve radikale islamike.

Në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane Die Welt, kryeministri në largim Hashim Thaci, në mes të tjerash është pyetur për aktivitetet e motivuara fetarisht, nga grupe të caktuara religjioze. Në mes tjerash, Thaçi është pyetur edhe për konfliktin e fundit ne Lindje të mesme.

"Në Kosovë nuk ka hapësirë për fundamentalizëm. Ne nuk i tolerojmë grupet e tilla. Ne jemi vendi i parë në Ballkan që e ka kaluar Ligjin, me të cilin dënohen të gjithë qytetarët tanë që marrin pjesë në konflikte si pjesë e organizatave terroriste. Ne aktualisht i kemi arrestuar 40 veta, dhe ata do të dënohen ashpër, bazuar në ligjin e ri. Për këto grupe nuk do të ketë kompromis".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat