Zarif: Gjykata Speciale të jetë operative në fillim të vitit

Kosova

Zarif: Gjykata Speciale të jetë operative në fillim të vitit

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 21:42

Ka nisur seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku po diskutohet për raportin e rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB'së, Ban ki Moon, për Kosovën.

Përfaqësuesi special i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, para Këshillit të Sigurimit të OKB'së, e nisi fjalimin e tij, me incidentin në veri ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.

"Me keqardhje të madhe më duhet që të filloj fjalimin duke theksuar incidentet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë këtyre 36 orëve", tha ai.

Ndërkohë, ai e vlerësoi procesin zgjedhor në Kosovë, ndërkohë ai kërkoi shpejtimin e institucioneve të Kosovës.

Zarif kërkoi edhe respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai përshëndeti edhe rolin e qeverisë së Serbisë për rolin konstruktiv në këtë zgjedhje, si dhe rolin e OSBE'së.
“Për të kapitalizuar edhe më tutje suksesin e këtij procesi, jam angazhuar edhe unë në mënyrë që liderët politikë të zgjedhin sa më parë institucionet e Kosovës”, ka thënë shefi i UNIMIK-ut.

“Në maj, miratimi i statuteve komunale në veri ka shënuar një hap përpara. Të dyja palët tashmë janë të vetëdijshme se zbatimi i marrëveshjeve mund të validitohet vetëm përmes veprimeve konkrete”, ka thënë ai.

“Shpresoj se anëtarët e këtij këshilli do të mbështesin të dy palët e dialogut në mënyrë që ky proces të vazhdojë menjëherë pas zgjedhjes së institucioneve të vendit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale duhet të jetë operative në fillim të vitit të ardhshëm.

Për sa u përket të pagjeturve, Zarif ka thënë se ka pasur veprime konkrete në Rudnicë të Rashkës dhe ka falënderuar si përfaqësuesit e Kosovës, ashtu edhe të Serbisë, për një proces jo-politik e korrekt.

Ai ka folur edhe për arrestimin e të dyshuarve për mbështetje të organizatave terroriste dhe pjesëmarrje në luftëra të huaja, duke falënderuar liderët fetarë në vend për distancim nga të gjitha aktet terroriste.

Shefi i UNMIK-ut ka thënë se është raportuar progres për sa i përket kthimit të të zhvendosurve në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat