​Për shkak të hetimeve, kthimi i të plagosurit nga Serbia, i pamundur

Kosova

​Për shkak të hetimeve, kthimi i të plagosurit nga Serbia, i pamundur

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 20:07

Institucionet e Kosovës mund të bëjnë pak për ta sjellë në Kosovë të plagosurin e djeshëm në vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Derisa ende nuk dihen detajet e incidentit të djeshëm në të cilin u vranë një shtetas i Kosovës dhe një pjesëtar i xhandarmërisë serbe kosovari tjetër i plagosur është duke u trajtuar në qendrën spitalore në Nish të Serbisë.

Përderisa i plagosuri nga Dumnica e Epërme e Podujevës gendet atje dhe është në fazën e hetimeve kthimi në Kosovë do të jetë i pamundur.

"Varësisht nga gjendja shëndetësore do të kryhet faza e hetimeve, na komunikojmë nëpërmjet EULEX'it dhe KFOR'it dhe do të kërkojmë që ai të kthehet në Kosovë por nuk mund të bëhet para fazës së hetimeve, duhet edhe Ministria e Jashtme të vnoj kontakt se ata janë më kompetentë në këto raste", tha Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme në detyrë për KTV.

Parandalimi i këtyre incidenteve sipas ministrit Rexhepi është i pamundur pa bashkëpunim ndërmjet dy policive.

"Natyrisht se kjo është dosmosdoshmëri por kjo bëhet vetëm në kohën kur dy shtete dakordohen për me demarkacionin e kufirit. Kjo nuk është kompetence e KFOR'it ose e EULEX'it por e dy shteteve, kjo është mirë sa më parë të ndodh në mënyrë që të prevenohen incidente të ndryshme dhe kalimet ilegale dhe të vendoset një bashkëpunim më i mirë mes dy policive për prevenimin e kontrabandimit dhe aktiviteteve të tjera kriminale", tha Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat