Fadil Geci: Dyshojmë se Ganiun po e kërcënon nipi i Sabit Gecit

Kosova

Fadil Geci: Dyshojmë se Ganiun po e kërcënon nipi i Sabit Gecit

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 22:40

I akuzuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në një kafiteri të Skenderajt, Gani Geci është kërcënuar nga një person në burgun e Lipjanit, atje ku edhe po mbahet. Këtë fakt e ka treguar edhe vëllai i Ganiut, Fadil Geci. Ai ka treguar për mediat në vend se kanë dyshime edhe për personin që po e kërcënon atë. Sipas Fadilit letra anonime, është shkruar nga nipi i Sabit Gecit i cili sipas tij është në burgun e Lipjanit.

“ Ne kem dyshime se atë letër e ka shkruar dhe e ka dërguar te Ganiu, nipi i Sabit Gecit. Në këtë drejtim janë duke punuar edhe hetuesit. Siç kanë thënë ata të gjitha lëvizjet janë të incizuara dhe nga kamerat e sigurisë do të dihet saktë kush e ka lënë atë letër”,ka thënë ai.

Mirpëo, ai thotë se për detaje të tjera dhe emra konkret do të mësojnë më vonë, kur sipas tij do të dalin shihen edhe incizimet e kamerave të sigurisë.

“ Në atë letër nuk ka pasur emra, por ka qenë anonime. Vetëm është thënë se do të shpojnë muret e do të arninë të qelia e Gniut dhe do ta nxjerrin nga aty”.

Fadli ka treguar se sot është takuar me Ganiun në Lipjan ku thotë se edhe kanë biseduar për këtë çështje.

“ Sot jam taku me të. Kemi biseduar për këtë çështje. Ganiu ka treguar se ndihet edhe i kërcënuar, por edhe përkundër kësaj ai është duke qëndruar i fort”, ka treguar Fadili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat