Jahjaga mori pjesë në inaugurimin e Erdoganit

Kosova

Jahjaga mori pjesë në inaugurimin e Erdoganit

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 18:35

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mare pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Republikës së Turqisë, Recep Taip Erdogan, që u mbajt në kryeqytetin turk, Ankara.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës nga ish-presidenti Abdullah Gyl, të zhvilluar në Pallatin Presidencial në Ankara, morën pjesë një numër i delegacioneve nga vende të ndryshme të botës, presidentë, kryeministra, ministra dhe përfaqësues diplomatikë.

Në mesin e pjesëmarrësve, përveç Presidentes Jahjaga, ishin edhe presidentë të tjerë të rajonit të Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat