Uk Lushi reagon për vrasjen në kufirin Kosovë- Serbi: Edhe KFOR-i e EULEX-i janë përgjegjës!

Kosova

Uk Lushi reagon për vrasjen në kufirin Kosovë- Serbi: Edhe KFOR-i e EULEX-i janë përgjegjës!

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 18:29

Publicisti Uk Lushi ka reaguar ndaj vrasjes së fundit të një shtetasi kosovar në kufirin Kosovë- Serbi të cilët ishin duke prerë dru. Lushi ka kritikuar KFOR-in dhe EULEX-in për mosveprim.
Ai ka thënë se KFOR-i dhe EULEX-i nuk janë as shoqata të pylltarëve e as agjenci për shkrimin e komunikatave. Ai ka thënë se këto dy mekanizma të sigurisë janë përgjegjës për këto vrasje.

Ja edhe postimi i tij i plotë në Facebook

MESAZH KOMANDANTIT TË KFOR-it, GJENERALMAJOR SALVATORE MARINA, DHE KREUT TË EULEX-it, BERND BORCHARD
Zotërinj,
As KFOR-i e as EULEX nuk janë shoqata të pylltarëve e as agjenci për shkrimin e komunikatave për mjetet e informimit. Jeni forca dhe mekanizma të sigurisë që e keni obligim direkt dhe indirekt ndalimin e shkeljes së kufijve të Republikës së Kosovës. Padyshim që përgjegjësia për incidentin bie edhe mbi forcat vendore si Policia e Kosovës dhe FSK-ja, por edhe KFOR-i edhe EULEX-i duhet të mbajnë përgjgjësi direkte dhe indirekte për humbjen e jetëve të një civili shqiptar dhe një polici serb në kufirin mes shteteve të Kosovës dhe Serbisë. Keni bërë shumë për popullin e Kosovës, por dikur njerëzit duhet lënë që të bëjnë organizimin e jetës dhe mbrojtjes vetë. Në vend se të stërviteni me Policinë e Kosovës për reagim dhe menaxhim të trazirave, mundësoni atyre dhe Ushtrisë së Kosovës të marrin sigurinë në duar dhe në bashkëpunim me ju le të ndalohen vrasjet dhe incidentet në kufirin Kosovë-Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat