Ja pse u ftua Thaçi në Berlin

Kosova

Ja pse u ftua Thaçi në Berlin

Nga: Hava Orana Më: 28 gusht 2014 Në ora: 11:27

Pas shumë viteve u thye ‘akulli’ ndërmjet kryeministrit të Kosovës në detyrë Hashim Thaçit dhe zyrtarëve gjermanë. Thaçi u ftua në një vizitë disa ditore në Gjermani nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Thaçi duket se iu gëzua shumë kësaj ftese sa e bëri publike edhe në faqen e tij në Facebook. Ndryshe Thaçi nuk kishte bërë vizita në Gjermani që nga rasti i arrestimit të agjentëve gjermanë.

Ish eprori i lartë i UÇK-TMK, SHIK-ut dhe Policisë së Kosovës, Naim Miftari thotë se nuk ka pasur ndalesë mirëpo vetëm është injoruar nga Qeveria gjermane, kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, si një kryeministër i korruptuar.
“Nuk ka pasur ndalesë për Thaçin por thjesht ka qenë i injoruar nga qeveria gjermane si kryeministër i një shteti të korruptuar dhe sidomos pas aferës me agjentët e BND ka qenë i injoruar. Gjermania si shtet mik i vendit tonë nuk ka mundur ta anashkaloj ta mos e thërras edhe Thaçin. Por kësaj radhe pasi mbledhja bëhet pikërisht për Ballkanin ku edhe shteti jonë bën pjesë”, thotë Miftari.

Ai thotë se nuk do ta quante “thyerje akujsh”, por më shumë mbledhje e nevojshme për tërë rajonin.
“Për vendin kjo është mirë por nuk e besoj se është shpëtim i Hashim Thaçit, sidomos situatën e ftoftë politike që e ka në vend ku Kosova radhitet në vendin më të varfër më të korruptuar dhe një vend ku krimi i organizuar me petkun e politikës bën ligjin”, thekson ai.

Sipas Miftarit kjo është brengosëse shumë për ardhmërinë e brezave që do të vijnë pas nesh, por kryeministri Thaçi llogarinë për rastin e agjentëve të BND ku pikërisht personalisht vet ka ndikuar ne Gjyqësinë e Kosovës që agjentet e BND gjermane të mbahen në arrest sa të munden më shumë.

“Këtë llogari dhe shumë llogari tjera ndaj popullit tonë akoma nuk ka jep llogari por një ditë kjo do ndodh dhe nëse opozita LAN dhe VV akordojnë vendimet e veta ku më shumë do shikohej interesi kombëtar se sa partiak e ajo ditë e llogaridhënies nuk është larg”, thotë ai.

Ai tërë këtë e quan si një lojë të Thaçit sa për të mbetur në pushtet dhe këtë mbledhje so ta sheh si sukses të tij.

“Por prapë e them me bindje të plotë se këto janë manovrimet e fundit për të mbetur në pushtet nga Hashim Thaçi i cili do ta trumbetoj edhe këtë mbledhje si sukses të tij interesant sa më shumë po ka sukses kryeminstri jonë, në popullin tonë po rritet skamje dhe mjerimi. Një njeri i tillë nuk e meriton me qenë as nënpunës i thjeshtë i shtetit tonë e jo më kryeministër. Episodat e serialeve turke ku konspiracioni dhe tradhtia kanë rolet kryesore i kanë përfunduar Hashim Thaqit”, thekson Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat