Alma Lama: Ja edhe një fakt i dekonstruktimit të vendimit politik të Gjykatës Kushtetuese

Kosova

Alma Lama: Ja edhe një fakt i dekonstruktimit të vendimit politik të Gjykatës Kushtetuese

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 00:00

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka vazhduar me dekonstruktimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ajo ka thënë se Gjykata në të njëjtën kohë e ka marrë parasysh Kornizën Kushtetuese, e në anën tjetër, nuk e ka marrë parasysh projektrregullorën e Kuvendit.
Ja postimi i plotë i deputetes Alma Lama në Facebook.
Të dashur miq,
në vazhdën e dekonstruktimit të vendimit politik të Gjykatës Kushtetuese ja edhe një fakt:
Gjykata Kushtetuese, duke analizuar praktikën e vendeve të tjera në krye të listës ka vënë Kornizën Kushtetuese, një dokument që nuk është në fuqi, me siguri për të parë praktikën parlamentare.
Mirëpo Gjykata Kushtetuese, nuk ka marrë fare parasysh projektrregulloren e Kuvendit, e cila është miratuar me 90 vota në leximin e parë. Nenet e saj natyrisht që janë hartuar në bazë të prktikës tonë parlamentare të legjislaturave te mëparshme. Ja cfarë thotë kjo rregullore e hartuar nga ata që sot kundërshtojnë krijimin e grupeve parlamentare para seancës konstituive, në lidhje me krijimin e grupeve parlamentare (pika 4) pra kerkohet te behet tre dite para seances:
KREU V
GRUPET PARLAMENTARE
Neni 19
Formimi i grupeve parlamentare
1. Deputetët mund të formojnë grupe parlamentare
2. Grupin parlamentar e formojnë së paku gjashtë deputetë.
3. Deputeti mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar.
4. Së paku tri ditë, para datës së konstituimit të Kuvendit, deputeti deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat