​Luzha i përgjigjet Pack'ut: Ka ndërkombëtarë të korruptuar në Kosovë

Kosova

​Luzha i përgjigjet Pack'ut: Ka ndërkombëtarë të korruptuar në Kosovë

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 23:17

(E plotësuar) Besa Luzha, Koordinatore e programit të fondacionit gjerman "Friedrich Ebert Stiftung’, thotë se ka një numër rastesh të ndërkombëtarëve të korruptuar në Kosovë.

"Janë një numër rastesh të ndërkombëtarëve të korruptuar të cilët na kanë ndihmuar në ndërtimin e institucioneve në Kosovë", i është përgjigjur Luzha, eurodeputetes Doris Pack.

Luzha thotë se është krenare që punon për një fondacion gjerman, dhe se nuk ndihet e turpëruar për të shprehur mendimin e saj.

"Nuk jam ndjerë kurrë e turpëruar për të shprehur mendimin tim", u përgjigj Luzha.

Kurse, Pack i ka thënë Luzhes se vendimi i Gjykatës me gjithë se mund të shkojë në favor të njërës palë, ajo duhet të respektohet nga të gjithë.

***

Komentit të Besa Luzhës, koordinatores se programit të fondacionin gjerman ‘Friedrich Ebert Stiftung’, ku aludonte se gjykatësi portugez është korruptuar nga PDK, i ka reaguar eurodeputetja Doris Pack.

Ajo në një postim në Twitter ka thënë së Besa Luzhës duhet t’i vije turp për akuzat se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është i korruptuar.

“Anëtares së OJQ-së gjermane Besa Luzha duhet t’i vijë turp për akuzat se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është i korruptuar, dhe se vendimi (i kësaj gjykate) është i motivuar politikisht”, ka shkruar eurodeputetja Doris Pack.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat