​Kryetari i Prishtinës ka përgjigje për 'kiflet'

Kosova

​Kryetari i Prishtinës ka përgjigje për 'kiflet'

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 19:35

Filloristët, ata nga klasa e parë deri në të pestën, me të filluar viti i ri shkollor, nga shtatori do të kenë nga një shujtë falas, ashtu siç kishte premtuar Lëvizja VV gjatë fushatës për Prishtinën.
Këtë e ka përsëritur edhe njëherë sot, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka shkruar në facebook, se premtimin e dhënë gjatë fushatës, do ta bëjë realitet, pa marrë parasysh se prej nga vijnë dhe sa para kanë.

Ahmeti përmes facebook-ut, u ka dhënë përgjigje disa prej medieve që nuk kanë besuar se premtimi për shujtën e filloristëve nuk do të realizohet.

“Ja filluan në janar me pyetjen ku janë kiflet dy dite pas fillimit të mandatit. Vazhduan me kritikat se shujtat nuk bëhen. Mandej thanë nuk ka buxhet, tash mundohen me gjet parregullsi në prokurim. Një titull lexonte "nuk ka kifle me 1 shtator" por me pesë shtator. E nesër mund edhe të kritikohet kifla sepse ka ushqim më të mirë”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Por megjithatë Ahmeti, thotë se kritikat janë të mirëseardhura, duke shkruar në të njejtën kohë se është e rëndësishme që shumë shpejtë, në komunën e Prishtinës, nxënësit në klasat I - V do të kenë një shujtë.

“Është pak, e di, por do të rritet e përmirësohet. Fillojmë më një shujtë modeste. Fëmijët janë e ardhmja jonë”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat