​Hiqen rrethojat e institucioneve publike

Kosova

​Hiqen rrethojat e institucioneve publike

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 19:14

Bordi i Drejtorëve në Komunën e Prishtinës ka marrë vendim që të largohen të gjitha rrethojat nga objektet publike, përveç në objektet e rëndësisë së veçantë.
Pas marrjes së këtij vendimi Drejtoria Komunale e Inspeksionit, gjatë ditës së sotme, ka bërë largimin e rrethojave që kanë qenë për rreth objektit ku ndodhet kjo drejtori.
Komuna e Prishtinës kërkon nga të gjitha institucionet publike, përveç objekteve të rëndësisë së veçantë që të marrin masat për largimin e rrethojave.
Komuna e Prishtinës, thotë se pas largimit të rrethojave këto ambiente do të gjelbërohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat