Dushi: KQZ-ja nuk po përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme

Kosova

Dushi: KQZ-ja nuk po përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme

Nga: M.Lakna Më: 27 gusht 2014 Në ora: 17:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është duke u përgatitur për zgjedhje të jashtëzakonshme. Kështu bënë të ditur për Bota sot, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë institucion Florian Dushi.

“Jo, KQZ nuk është duke bërë kurrfarë përgatitjesh për zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk kemi asnjë arsye, së paku jo deri më sot”,thotë Dushi.

Mirëpo sipas tij KQZ-ja është e përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve kurdo që ato kërkohen pasi një gjë të tillë e ka obligim kushtetues.

“ Por, nëse do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme, ne jemi të gatshëm që t'i organizojmë ato, sepse kjo është edhe arsyeja se pse KQZ-ja është organ i përhershëm i paraparë me kushtetutën tonë”, potencon Dushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat