Ymeri: VV nuk e njeh vendimin e Gjykatës, presim arritje të marrëveshjes me Bllokun

Kosova

Ymeri: VV nuk e njeh vendimin e Gjykatës, presim arritje të marrëveshjes me Bllokun

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 16:33

(I plotësuar) - Imeri ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i shkruar në zyret e PDK'së dhe si i tillë është antikushtetues dhe i papranueshem për VV'në dhe bllokun po ashtu.

“Një vendim i tillë që shkruhet në zyrët e PDK'së, dhe prezantohet në emër të Gjykatës Kushtetuese dëshmon kapjen e shtetit, dhe nuk i lë vend demokracisë. Sa i përket votimit për kryetar të Kuvendit, LVV nuk do t’i bëjë kuorum, nuk do ta votojë dhe nuk do të jetë pjesë e asnjë marrëveshje politike me PDK'në” ka thënë Imeri

Ndersa, blloku në takimin e sotëm ka kërkuar një afat kohor për të marre në konsideratë parimet të cilat do te mund të çonin drejt një marrëveshje.

“Pa u nënshkruar kjo marrëveshje, VV nuk do ta votojë as kandidatin nga Blloku. Është mëkat që është humbur tërë kjo kohë dhe nuk është arritur marrëveshje, sepse po t’i kishte pasur Isa Mustafa edhe votat tona, besojmë qe edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ishte më ndryshe” ka thënë Imeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat