Mustafa: Nuk ka deputet të bllokut që do ta votojë kandidatin e PDK’së

Kosova

Mustafa: Nuk ka deputet të bllokut që do ta votojë kandidatin e PDK’së

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 13:08

(E plotësuar)​ - Lideri i LDK’së Isa Mustafa pas takimit ka thënë se asnjë deputet i bllokut nuk do të votojë për kandidatin e PDK’së.

“Blloku është unik në qëndrimin e vet. Ndonëse jemi befasuar shumë nga vendimi i kushtetueses, qëndrimet tona janë unike” ka thënë Mustafa

“Ajo që Adem Grabovci dhe PDK’ja po bëjnë është vetëm propagandë” ka shtuar ai.
LDK-AAK-NISMA në takim me Vetëvendosjen

Liderët e koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë filluar takimin e përbashkët që po mbahet në një nga sallat e Parlamentit të Kosovës.

Liderët e koalicionit LDK-AAK-NISMA fillimisht kanë mbajtur një takim të ndarë ndërmjet tyre ndërsa një orë më pas atyre u janë bashkuar edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Takimi i tyre zhvillohet një ditë pasi Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e plotë të saj me të cilën shpallet e pavlefshme zgjedhja e Isa Mustafës për Kryetarit të Parlamentarit derisa procedura për zgjedhjen e tij u cilësua antikushtetuese.

Sot takohet blloku me VV-në

Sot në orën 15:00 në zyrat e LDK-së në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, do të takohen përfaqësuesit e koalicionit LDK-AAK-Nisma me ata të Vetëvendosje!-s.

Sipas mediave në vend, Lëvizjen Vetëvendosje! në këtë takim do ta përfaqësojnë, Dardan Molliqaj dhe Visar Ymeri.

Nga 17 korriku deri më sot koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk ka pasur asnjë takim me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat