Ernst Reichel: Respektojeni Gjykatën Kushtetuese

Kosova

Ernst Reichel: Respektojeni Gjykatën Kushtetuese

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 12:54

Gjermania ka reaguar rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth kryeparlamentarit.

Ernst Reichel, i deleguar për Ballkanin i kancelarës Merkel ka thënë se ky institucion i Kosovës meriton respekt. Mesazhi i tij madje ka qenë mjaftë i fortë duke përmendur edhe detaje.

“Gjykata Kushtetuese meriton respekt edhe nga ata që mund të mos pajtohen me vendimin e saj. Meqë ra fjala, gjyqtari raportues ka qenë një portugez dhe jo PDK-ja”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Blloku LDK-AAK-Nisma ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese, duke e quajtur madje edhe të kapur nga krimi. Vendimin ata e interpretuansikur të ishte shkruar në zyrat e PDK-së.

Vendimin i djeshëm i GJK-së thotë se grupi më i madh parlamentar është PDK-ja dhe se pa të s’mund të zgjidhet kryeparlamnetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat