Vonesat në krijimin e institucioneve me pasoja negative

Kosova

Vonesat në krijimin e institucioneve me pasoja negative

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 12:51

Çdo vonesë e mëtejme në krijimin e institucioneve të Kosovës do të ketë pasoja negative për vendin. Kështu theksoi për transmetuesin publik profesori i së drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti.

Vonesa në krijimin e institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve të 8 qershorit, reflekton negativisht edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti thotë se bashkësia ndërkombëtare po përcjellë me vëmendje zhvillimet në Kosovë. Sipas tij çdo vonesë në krijimin e institucioneve ndikon negativisht ne raportet ndërkombëtare të Kosovës.

“Para se gjithash është një sinjal i keq në kuptimin politik më rrafshin ndërkombëtar kjo vonesë në krijimin e institucioneve për faktin se komuniteti ndërkombëtar ka sytë ka zhvillimet dhje ka pjekuria e demokracisë në Kosovë dhe për aq kohë sa nuk kemi marrëveshje ose respektim të përpiktë të dispozitave kushtetuese ose respektim të vullnetit të qytetarëve të Kosovës normalisht se refleksionet janë negative. Megjithatë mendojë se çështja nuk është alarmante për faktin se deri më tani institucionet ose partitë politike kanë ndjekur rrugën kushtetuese tashmë kemi një qartësim të situatës, por çfarë do vonesash e mëtejme në këtë drejtim do të ketë sekuenca negative për vendin”, tha ai..

Edhe sa i përket dialogut me Serbinë, profesor Hoti thekson se ky proces është obligativ, por në rrethana sic është Kosova për një kohë bisedimet do të duhej të suspendoheshin deri në krijimin e institucioneve.

“Në periudhat e caktuara kohore, siç janë rastet e konflikteve, madje edhe në rastin tonë koha e zgjedhjeve është plotësisht e kuptueshme për një kohë të caktuar, ose për një periudhë mbase këto bisedime do të duhej të suspendoheshin, për të vazhduar menjëherë në momentin e krijimit të qeverisë së re”, tha ai.

Sipas Hotit në këtë rast nuk do të duhej implikimi i bashkësisë ndërkombëtare, edhe pse ekziston një proces me fund të paparashikueshëm. Ai thotë se opcioni më i mirë për daljen nga kjo situatë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme pasi ato do të krijonin ekuacione tjera të cilat do të bënin më të lehtë krijimin e institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat