Thaçi i gëzohet pjesëmarrjes në samitin e Berlinit

Kosova

Thaçi i gëzohet pjesëmarrjes në samitin e Berlinit

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 11:26

Kryeministri në detyrë , Hashim Thaçi ka njoftuar se sot do të niset për në Berlin i cili do të marr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor.

Thaçi ka thënë se do të jetë mundësi e jashtëzakonshme që së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të diskutojmë për të sotmen dhe ardhmen e përbashkët, e cila varet në tërësi nga realizimi i vizionit dhe objektivit tonë për t'u bërë pjesë e familjes europiane, BE-së dhe NATO-s.

"Sot po nisem për në Berlin për të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Kancelarja Merkel me pikënisje shënimin e përvjetorin e njëqindtë të Luftës së Parë Botërore.
Përqëndrimi ynë është në ekonomi dhe Qeveria e Kosovës e ka në fokus të prezantimeve dhe bisedave krijimin e vendeve të reja të punës dhe investimet gjermane.
Do të jetë mundësi e jashtëzakonshme që së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të diskutojmë për të sotmen dhe ardhmen e përbashkët, e cila varet në tërësi nga realizimi i vizionit dhe objektivit tonë për t'u bërë pjesë e familjes europiane, BE-së dhe NATO-s. Shtetet tona respektive mbajnë barrën kryesore dhe varësisht nga efikasiteti i reformave përmbajtësore e sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit. Kjo përcakton edhe dinamikën e anëtarësimit tonë në BE”, ka shkruar Thaçi në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat