Pasanikët e gjyqësorit

Kosova

Pasanikët e gjyqësorit

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 10:02

Rritja e pagave në gjyqësor ka shtuar pasurinë, si dhe fuqinë blerëse të gjyqtarëve kosovarë dhe konkretisht të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme
. Banesa të reja, shtëpi, automjete, pasuri të patundshme janë regjistruar në pasurinë e këtyre gjyqtarëve që nga viti 2010 e deri më tani. Sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë të publikuara nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, shumë gjyqtarë kanë një pasuri në total rreth 300 mijë euro. Përveç kësaj, gjyqtarët e Gjykatës Supreme rezultojnë të angazhuar edhe në detyra të tjera, por pagesën që marrin nga këto punë nuk e deklarojnë vjetore, por vetëm mujore. Madje, ka gjyqtar si Valdete Daka, që ia kanë vënë syrin edhe zonave turistike siç është Brezovica. Megjithëse gjyqtarja Daka pranë AAK –së ka sqaruar se prona është blerë me interesim të bashkëshortit të saj. /Kosova Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat