Nuk e përjashton mundësinë e rikandidimit

Kosova

Nuk e përjashton mundësinë e rikandidimit

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 10:01

Isa Mustafa ka bërë të ditur se zgjedhjet e brendshme në LDK do të mbahen në këtë vjeshtë. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë prapë kandidat për të parin e LDK-së.

Mustafa ka deklaruar për “Epokën e re” se kandidati për kryetar të LDK-së do të dalë si shprehje e përkrahjes së shumicës së degëve dhe të anëtarësisë.

Ai ka thënë se në garën për kryetar të partisë preferon që të ketë me shumë kandidatë.

“Zgjedhjet në LDK do të mbahen këtë vjeshtë. Nuk kemi diskutuar për kandidat për kryetar, por në parim kandidati për kryetar do të dalë si shprehje e përkrahjes së shumicës së degëve dhe të anëtarësisë. Unë do ta respektoj këtë plotësisht. Personalisht preferoj që të ketë më shumë kandidatë dhe konkurrencë më të madhe”, ka thënë Mustafa.

Kohëve të fundit janë përfolur si emra të mundshëm për kryetar të LDK-së edhe Anton Çuni, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat