Më 4 shtator do të flitet për zbatimin e marrëveshjes

Kosova

Më 4 shtator do të flitet për zbatimin e marrëveshjes

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 09:38

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë përmes grupeve punuese do të vazhdojë me 4 shtator.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë për mediat serbe se dialogu po zhvillohet përmes konsultimeve joformale në fushën e energjetikës.

Sipas tij, më 4 shtator do të flitet për rrjedhën e zbatimit të deritashëm të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit dhe marrëveshjeve tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat