Shqiptari i fundit i vrarë në Siri është Migjen Latifi (25) nga Kllodernica e Skenderajt

Kosova

Shqiptari i fundit i vrarë në Siri është Migjen Latifi (25) nga Kllodernica e Skenderajt

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 08:27

Migjen (Halil) Latifi (25), nga fshati Kllodernicë i Skenderajt, është shqiptari i fundit i vrarë në Siri, të premten, kanë treguar burime nga fshati. Sipas këtyre burimeve familja e tij tash e disa vite jeton në Skenderaj në lagjen “Saraj”.
Gjatë luftës së UÇK-së Halili vetë ka qenë i plagosur, kurse një djalë i ishte vrarë. Sipas burimeve, kushtet ekonomike të kësaj familjeje janë të dobëta pasi jetojnë nga një pension i Halilit dhe një pagë të një djali i cili punon si mirëmbajtës i fushës së futbollit të KF Drenica.

Për vetë Migjenin kanë treguar se ka disa muaj që kishte shkuar në Siri, po nuk ishin në dijeni se a është kthyer nga atje ndërkohë, shkruan KD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat