Nesër, konferenca e Berlinit

Kosova

Nesër, konferenca e Berlinit

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 08:24

Perspektiva e përbashkët evropiane do t’i ulë në një tryezë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Konferenca do të mbahet nesër në Berlin dhe është organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkal.

Për këtë arsye në Ambasadën Gjermane do të mbajë sot një takim informues lidhur me konferencën e Berlinit, ku do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili pritet ta mbyllë konferencën me një fjalim drejtuar të kryeministrave, ministrave të punëve të jashtme dhe ministrave të ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perendimor.
Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkal ka zbardhur motivet e inicimit të një ngjarjeje të tillë. Sipas saj, në përvjetorin e 100 të fillimit të Luftës së Parë Botërore, është koha që t’i jepet formë të ardhmes, duke kapërcyer kujtimet e hidhura nga konfliktet.

Merkel ka thënë se perspektiva e përbashkët evropiane që do t’i ulë në një tryezë lidershipet e Ballkanit Perëndimor, është reale, por vetëm përmes përkushtimit të plotë dhe plotësimit të reformave të nevojshme.

“Ne fatkeqësisht akoma i kemi të freskëta kujtimet e luftërave të tmerrshme, prandaj kjo konferencë do të organizohet që të tregojë se ne shkojmë përpara, se i kemi kapërcyer konfliktet dhe kjo është shenjë e mirë. Ne u premtojmë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, anëtarësim në BE dhe qëndrojmë fuqishëm pas këtij premtimi.. Por varet nga vet shtetet se kur dhe si do të anëtarësohen në BE, secila nga këto shtete duhet të përmbush kriteret e anëtarësimit, përmes reformave strukturore, përmes reformave në sundimin e të drejtës, luftës kundër korrupsionit, strukturave transparente”, deklaroi Angela Merkel, kancelare gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat