Hartimi i listave të zeza për likuidime të figurave ushtarake dhe atdhetare

Kosova

Hartimi i listave të zeza për likuidime të figurave ushtarake dhe atdhetare

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 17:18

Prej eprorëve ushtarakë Adem Ukëhaxhaj ishte oficer i parë që me urdhër të Ministrisë së Mbrojtës mori për detyrë koordinimin dhe veprimin e faktorit ushtarak në Rrafshin e Dukagjinit.

Më 28 janar 1997 u zu dhe u arrestua grupi i rezistencës i rajonit të Vokshit dhe u dënua nga gjykata serbe: Agron Tolaj dhe Arif Vokshi me nga njëzet vjet burg të rëndë, Hamëz Panxhaj me trembëdhjetë, Selim Lokaj dhe Agim Hulaj me nga pesë, kurse e reja Have Lokaj me gjashtë muaj, të gjithë nga fshati Pobergjë dhe Hulaj të komunës së Deçanit. Pas këtyre dhe aksioneve dhe të tjera në komunën e Deçanit dukshëm u shtua numri i forcave policore për t’i mbrojtur serbët të ardhur nga Kroacia në fshatrat Baballoq e Junik dhe stacionet policore. Këto aksione në mjetet informative dhe ato elektronike patën një jehonë të madhe.
Gjatë kësaj kohe aksionet e rezistencës shqiptare morën teposhtën duke filluar që nga viti 1997, kur Shtetin Shqiptar e përfshinë valët e “Revolucionit të vonuar demokratik”, i cili çdo gjë me vlerë në Shqipëri e dogji dhe e shkatërroi me themel.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat