Qeveria nuk formohet me 37 deputet!

Kosova

Qeveria nuk formohet me 37 deputet!

Nga: M.Lakna Më: 26 gusht 2014 Në ora: 17:05

Krijimi i qeverisë nga koalicioni që nuk e ka shumicën do të ishte shkelje e vullnetit të shumicës dhe në këtë mënyrë do të cenohej demokracia e vendit. Kështu vlerëson Faik Krasniqi, publicist dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Krasniqit, në cdo vend të botës qeverinë e krijon koalicioni i shumicës dhe në këtë rast do të duhej ta formonte blloku LDK-AAK-Nisma dhe jo koalicioni i PDK-së që i ka vetëm 37 deputet.

”Qeverinë e krijon koalicioni i shumicës! Në çdo vend demokratik Qeverinë e krijon koalicioni i shumicës, dhe pakica s'mund t'i imponohet shumicës. Qeverinë s'mund ta krijojë një koalicion që ka fituar besimin e vetëm 30 për qind të elektoratit, për dy arsye: E para, nuk i ka votat e nevojshme as për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por as për krijimin e Qeverisë, sepse ka vetëm 37 deputetë. E dyta, do të ishte shkelje e vullnetit të shumicës së deputetëve dhe elektoratit. Kur shkelet vullneti i shumicës, cënohet demokracia dhe ai shtet kthehet në një vend anarkik”,thotë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat