A janë rekrutuar edhe fëmijë, dhe familje shqiptare nga ISIS-i!?

Kosova

A janë rekrutuar edhe fëmijë, dhe familje shqiptare nga ISIS-i!?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 26 gusht 2014 Në ora: 16:56

Inkuadrimi i qytetarëve të Kosovës dhe në përgjithësi shqiptarëve në luftën në Siri merr përmasa shqetësuese. Kjo për faktin se, përveç luftëtarëve që po shkojnë atje, lajmet e fundit flasin se disa prind të humbur mendsh, kanë marrë me vete edhe fëmijët e tyre, që në përgjithësi ka shfaqur efekte mjaftë negative. Madje në luftën për tokën e Shamit, kemi dhjetëra shqiptarë të vrarë, rasti i fundit është 25 vjeçari M. L. nga Skenderaj.

Por kemi parë edhe shqiptarët të cilët kundërshtarëve të tyre ia kanë prerë kokat. Këtë mizori e ka bërë njëri prej shqiptarëve më të njohur në Siri, Lavdrim Muhaxheri.

Por, rasti më i ri që ka bërë shumë shqiptarë të pikëlluar është ai i Arben Abazit, i cili me vete në luftën e Sirisë ka marr edhe djalin e tij tetë vjeçar, i cili është parë në shoqërinë e luftëtarëve të ISIS-it. Arbeni, ka shkuar atje për të luftuar krah ISIS-it dhe kundër forcave të Assadit.

Pranvera Abazi, nëna e Erionit kërkon me dëshpërim që kushdo që e mban ta kthejë sa më parë në Kosovë djalin e saj të vetëm. Ajo thekson se burri i saj e morri pa lejen e saj në Siri.

Si Erioni besohet se ka edhe të tjerë fëmijë shqiptarë në Siri, e që me gjasë atje kanë shkuar familjarisht.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat