Shpresa e vetme e Bllokut është Neni 117 i Aktgjykimit të Gjykatës

Kosova

Shpresa e vetme e Bllokut është Neni 117 i Aktgjykimit të Gjykatës

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 13:05

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e saj, nuk ka lënë ndonjë hapësirë për partitë tjera që ta zgjedhin Kryetarin e Parlamentit. Ky post, sipas Gjykatës, i takon partisë që ka dalë në zgjedhje. Megjithatë, duket se shpresa e vetme e Bllokut LDK-AAK-Nisma është Neni 117 i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Një argument shtese është se grupi parlamentar, ne kuptimin me te ngushte te fjalës (in stricto sensu), dhe sipas Rregullores se punës te Kuvendit e Shtojcave te saj, mund te regjistrohet vetëm pas konstituimit te Kuvendit, pra, pas zgjedhjes se Kryetarit dhe te nënkryetareve te Kuvendit”, thuhet në nenin 117 të Aktgjykimit. Interpretuar ndryshe, kjo i bie se nëse PDK zgjedh njeriun e saj në postin e Kryeparlamentarit, atëherë Blloku LDK-AAK-Nisma, meqenëse kanë 2/3 e fuqisë në Parlament, ta shkarkojnë atë dhe më pas ta propozojnë kandidatin e tyre meqenëse Neni 117 ua njeh këtë të drejtë. Pra, të drejtën e grupit më të madh parlamentar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat