Gjykata Kushtetuese i jep të drejt vetëm PDK-së

Kosova

Gjykata Kushtetuese i jep të drejt vetëm PDK-së

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 11:41

(E plotësuar) Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë vendimin përfundimtar të saj, ku thotë se vetëm Partia Demokratike e Kosovës mund ta propozojë kandidatin për kryetar dhe i mbetet deputetëve të tejkalojnë situatat, duke zgjedhur kryetarin nga po kjo parti, në të kundërtën Gjykata ka sqaruar se në Kushtetuta nuk parasheh zgjedhje të reja.
Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e plotë lidhur me rastin e seancës konstituive të 17 korrikut, ku ka konstatuar se kjo seancë nuk është realizuar plotësisht dhe se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve ka qenë jokushtetuese.
Në sqarimin e saj, Gjykata Kushtetuese është referuar në shembuj të parlamentarizmit në shtete të rajonit, por edhe në shtete tjera, si Gjermania, Portugalia e të tjera.
Gjykata nuk jep sqarime nëse në rast të dështimit të zgjedhjes së kryeparlamentarit nga një grup parlamentar, e drejta t’i kalohet grupit tjetër, por vëren se askund në Kushtetutë nuk parashihet që dështimi në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me Rregulloren relevante te Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga vendimi

Gjykata vëren se, sipas transkriptit, pas pezullimit te seancës konstituive për shkak te mungesës se kuorumit , një grup i deputeteve thirri një mbledhje për te parashtruar mocion për zëvendësimin e Kryesueses dhe ata zgjodhën Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. 121. Gjykata rikujton se parashtruesit e kërkesës kontestojnë kushtetutshmërinë e kësaj procedure dhe rezultatin e saj. Duke marre parasysh interpretimin e lartpërmendur ne baze te nenit 67 (2), ne lidhje me neni 64 (1), dhe ne baze te Rregullores se punës te Kuvendit, Gjykata gjen se kjo mbledhje e kontestuar nuk është ne pajtim me kërkesat kushtetuese qe një seance konstituive te konsiderohet kushtetuese. Kështu, kjo mbledhje nuk duhet te konsiderohet seance konstituive.
Është e drejte dhe detyre e te gjithë deputeteve te Kuvendit qe te gjejnë mënyrën për te zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët te Kuvendit, ne pajtim me dispozitat kushtetuese ne Lidhje me Rregulloren relevante te Kuvendit dhe te bëjnë Kuvendin funksional.
Gjykata vëren se askund ne Kushtetute nuk parashihet qe dështimi ne zgjedhjen e Kryetarit te Kuvendit do te shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve te reja parlamentare.
Një argument shtese është se grupi parlamentar, ne kuptimin me te ngushte te fjalës (in strictosensu), dhe sipas Rregullores se punës te Kuvendit e Shtojcave te saj, mund te regjistrohet vetëm pas konstituimit te Kuvendit, pra, pas zgjedhjes se Kryetarit dhe te nënkryetarëve te Kuvendit.
Ne ketë drejtim, Gjykata vëren, se pari, se Rregullorja e punës për zhvillimin e seancës konstituive te Kuvendit u miratua me 29 prill 2010; ajo është ne fuqi dhe duhet te aplikohet, përfshirë edhe ne raport me rendin e ditës.

Publikohet vendimi i plotë kushtetueses

Teksti i plotë i Aktgjykimit u është komunikuar të gjitha palëve dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në kohën e duhur.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar në ueb-faqen e saj Aktgjykimin KO119/14, përkitazi me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014.

* * * * * * *

Ky është teksti i plotë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës:

gjkk_ko_119_14_shq

* * * * * * *

Linqet:

>>http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ko_119_14_shq.pdf

>>http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ko_119_14_mm_shq.pdf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat