Islami: Vetëvendosja po tretet!

Kosova

Islami: Vetëvendosja po tretet!

Nga: M.Lakna Më: 26 gusht 2014 Në ora: 11:39

Përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Islami, po vazhdon ta shpreh dëshpërimin ndaj udhëheqësve të këtij subjekti politik. Madje, me anë të një postimi në Facebook, Islami përcolli pakënaqësinë e një nënkryetari të një qendre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mund ta lexoni statusin e Gazmend Islamit në fb :

“Bisedë e zhvilluar telefonike sot. Vetëvendosja po tretet Ora 11 një thirrje në celularin tim, ishte nënkryetari i një qendre të LVV Nënkryetari: Eu tha çka tek janë kjo farë e LVV, këta paskan sjellje të poshtër intriguese, po haram u qoftë e gjithë ajo që kemi bërë për këtë subjekt. Merre me mend derisa u duhej ndihma, derisa u sjellim të holla, që ende dëshmi nuk na kanë dhanë për shumën e dërguar pesë shifrore para zgjedhjeve, e pas zgjedhjeve as që na përshëndetën së paku dy fjalë. Kalonin kah këmbët e mija as që më shihnin Besomë i nderuar që unë personalisht jam armiku i tyre numër një, për të keq këta ua kalojnë krejt partive tjera politike. A thua more a duhet me vnue gishtin në kokë e me mendua kah janë kah shkojnë, a jonë kah mendojnë se me 1000 militantë nuk mbahet partia. Nuk është ky i pari që më ka thanë këtë, sikur ky ka shumë që së shpejti do të bahen publike. Duhet mbledh mend e me ec për tokë, se mbesin as në tokë e as në qiell.....”,ka shkruar Islami,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat