"PDK po i lut secilin vetëm që kap do pushtet!"

Kosova

"PDK po i lut secilin vetëm që kap do pushtet!"

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 10:03

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka reaguar pas deklaratave të krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës për gatishmërinë e kësaj të fundit për formimin e qeverisë së re.

Sipas Ramadani, PDK-ja nuk dëshiron të lëshojë shtetin dhe buxhetin, pasi e shohin si "qyp me lira", jo si mision për t'i shërbyer qytetarëve.

“PDK ditën e natën po tenton ta ruajë pushtetin
Të dashur miq,
"PDK është e hapur për të gjithë që të formojë institucionet". Kështu po thonë udhëheqësit e PDK-së dhe vasalët e tyre.
Nëse kjo përkthehet, i bie kështu:
"PDK po i lut secilin vetëm që kap do pushtet!"
Pas shtatë vjet të Kapjes së Shtetit, PDK nuk po dëshiron të lëshojë shtetin dhe buxhetin, apo, siç thonë ata, "qypin" - sepse kështu e shohin këta shtetin dhe buxhetin. Si "qyp me lira", jo si mision për t'i shërbyer qytetarëve.
Pas shtatë vjet të Kapjes së Shtetit, shumë prej tyre frikësohen se Drejtësia do t'i kap ata.
Prandaj, po bëjnë çmos ditën e natën për të ruajtur kolltuqet e pushtetit”, ka shkruar Ramadani nw Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat