Akuzojnë Thaçin për aleancë me Gecin

Kosova

Akuzojnë Thaçin për aleancë me Gecin

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 09:13

Geci ka pranuar publikisht se është autor i vrasjes së njërit prej eprorëve të parë të UÇK-së, Abedin Rexhës - Sandokani. Veteranët në një letër që pritet t'ia drejtojnë Thaçit, përmendin edhe dy konflikte fizike të Gani Gecit me Gani Kocin dhe Xhavit Halitin.

Sipas tyre, pas këtyre veprave dhe pas tentimvrasjes të deputetit Azem Syla, Gani Geci nuk u ndoq nga drejtësia, por përfundoi në një odë të respektuar në Drenicë, ku me ftesë të kryeministrit Thaçi i cili ndërmjetësoi për pajtim. Sipas veteranëve, duke qenë nën besën e kryeministrit, Geci kreu edhe një krim duke e vrarë ish pjesëtarin tjetër të UÇK-së, Ruzhdi Shaqirin, i njohur me nofkën “Rudi”. /Tribuna

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat