Bujari nuk dëshiron të kthehet në Kosovë, ndjehet i kërcënuar nga ekstremistët

Kosova

Bujari nuk dëshiron të kthehet në Kosovë, ndjehet i kërcënuar nga ekstremistët

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 19:38

Bujar Huruglica nuk dëshiron të kthehet kurrë më në Kosovë. Ai, bashkë me gruan, vjehrrën dhe vajzën e lindur në Kanada, po vazhdon betejën ligjore për të qëndruar në këtë shtet.
Gjykata Federale në Otawa i ka refuzuar të premten qëndrimin në Kanada, por i ka dhënë mundësi për ankesë të re në pritje të shqyrtimit të fakteve të reja.
Huruglica kishte hyrë në Kanada nga SHBA-ja dhe kërkon që të marrë shtetësinë, sepse thotë se është i rrezikuar në Kosovë, raporton KTV.
Ai thotë se ka marrë kërcënime nga ekstremistët islamikë në Kosovë, për shkak të angazhimit të tij me ushtrinë amerikane në Irak dhe në Afganistan.
“Shpresojmë se do të na besojnë, sepse e kemi treguar të vërtetën. Tmerrohemi vetëm me mendimin që mund të kthehemi në Kosovë. Nuk ka shaka me terroristët. Kam frikë për familjen time. Ata do të na vrasin të gjithëve”, ka thënë Huruglica.
Ai ka akuzuar Policinë e Kosovës se nuk ka bërë asgjë për ta mbrojtur. Por, në vendimin e vet Agjencia për Mbrojtjen e Refugjatëve thotë se kjo familje nuk mund të konsiderohet si refugjate dhe se kthimi i saj në Kosovë nuk përbën asnjë rrezik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat