Williamson pasohet nga Kwai Hong Ip

Kosova

Williamson pasohet nga Kwai Hong Ip

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 18:00

Kryeprokurori Clint Williamson që nga sot nuk është më në krye të Taskë Forcës Speciale. Aktualisht në këtë post, si Ushtrues Detyre i Kryeprokurorit është Kwai Hong Ip.


Taskë Forca e BE-së e cila ka hetuar pohimet e senatorit zviceran Dick Marty për trafikim me organe dhe krime luftë në Kosovë tash ka mbetur pa Kryeprokurorin Clint Williamson të cilit i ka skaduar mandati pikërisht sot. Në vend të tij, si ushtrues detyre është prokurori Kwai Hong Ip.


Kryeprokurori Clint Williamson që nga sot nuk është më në krye të Taskë Forcës Speciale. Aktualisht në këtë post, si Ushtrues Detyre i Kryeprokurorit është Kwai Hong Ip.

Williamson ka bërë të ditur se Hong IP, do të vazhdojë mbledhjen e dëshmive deri në formimin e Gjykatës, para të cilës pritet të dalin ish-pjesëtarë të UCK’së që dyshohen se kanë kryer krime lufte.

Sic dihet Bashkimi Europian tashmë ka kërkuar nga vendet kontribuese nominime të kandidaturave për Kryeprokuror.

Ndërkohë për Këai Hong Ip mund të gjendet vetëm pak të dhëna në internet. Ai ka qenë pjesë e Tribunalit për Ish-Jugosllavinë, por në faqen e ICTY nuk mund të gjendet as fotografia e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat