Williamson: Në Prishtinë u dëshpëruan që nuk i hodhëm poshtë akuzat për trafikim organesh

Kosova

Williamson: Në Prishtinë u dëshpëruan që nuk i hodhëm poshtë akuzat për trafikim organesh

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 15:17

Clint Williamson, tashmë ish –kryeprokurori i Taskë Forcës së BE’së që i ka hetuar pohimet për trafikim me organe në Kosovë ka thënë se pala kosovare ishte e dëshpëruar që Taskë Forca nuk i ka hodhur poshtë akuzat për trafikim me organe, ndërkohë që në Beograd ka ndodhur e kundërta. Sipas tij, zyrtarët serbë kur bëhet fjalë për tregtinë me organe kanë kërkuar që të thuhet se kjo ka qenë një fenomen i përhapur.

Williamson i ka dhënë një intervistë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, në ditën e fundit të punës si kryeprokuror duke thënë se dyshimet për krime në Kosovë do të hiqen vetëm pasi të përfundojnë proceset gjyqësore.

Në ndërtesën e Taskë Forcës në Bruksel ka masa të rrepta sigurie. Williamson ka thënë se ekipi që përbëhet nga zyrtarë të 20 shteteve i tij ka bërë një punë të paanshme dhe se pikërisht për këtë çdo përpjekje për manipulim do të dilte shpejtë në shesh.

“Në Prishtinë ishin të dëshpëruar që nuk e hodhën në tërësi akuzën për tregti me organe, ndërsa në Beograd që nuk konfirmuam se bëhet fjalë për fenomen masiv” ka thënë ai.

Williamson kishte takuar në Kosovë Hajredin Kuçin, Bajram Rexhepin dhe Agim Çekun. Ndërkohë që ishte pritur edhe nga Presidentja Jahjaga.

Sipas tij, puna për formimin e Gjykatës është duke u zhvilluar me të madhe dhe se ajo do të përfundojë vitin e ardhshëm.

“Kemi punuar paanshëm, në mënyrë objektive dhe pa e pasur qëllimin paraprakisht që ta dënojmë apo mos të dënojmë dikë” ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat