Seanca e KS për Kosovën, më 29 gusht

Kosova

Seanca e KS për Kosovën, më 29 gusht

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 09:09

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të shqyrtohet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon për situatën në Kosovë, do të mbahet më 29 gusht.

Lajmi është konfirmuar në orarin e përkohshëm të seancave të KS të OKB-së në uebsajtin e kësaj organizate botërore.

Më herët ishte paraparë që seanca do të mbahet më 25 gusht. Në raportin për periudhën nga 16 prill deri më 15 korrik, Moon ka theksuar se përkushtimi i fuqishëm i Prishtinës dhe Beogradit të bëjnë progres në integrimet evropiane, me angazhimin aktiv të BE-së, janë shtytës të fuqishëm të forcës për realizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së u ka bërë thirrje të dyja palëve që sa më shpejt t’i vazhdojnë takimet, pas pauzës për shkak të zgjedhjeve në Kosovë dhe procesit të formimit të Qeverisë së re në Prishtinë.

E përveç raportit të shefit të OKB-së, është publikuar edhe raporti i shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, në lidhje me aktivitetet e EULEX-it në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat