Molliqaj: VV s’do të lëshojë më pe në asnjë pikë

Kosova

Molliqaj: VV s’do të lëshojë më pe në asnjë pikë

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 22:01

Blloku nuk do t’i ketë në asnjë formë tjetër votat e Vetëvendosjes për formimin e Qeverisë pa u arritur ndonjë marrëveshje.
Por, situata e re e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i hap rrugë të re bisedimeve mes përfaqësuesve të LDK-AAK dhe NISMA. Blloku do të marrë iniciativë të re për të biseduar me Vetëvendosjen.
Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qasje sa i përket mbështetjes së idesë, qeveri gjithëpërfshirëse, por pa PDK-në.
Dardan Molliqaj thotë se subjekti i tij është i hapur për takime, por bën të ditur se Vetëvendosje s’do të lëshojë pe më në asnjë pikë.
Blloku dhe Vetëvendosje rreth dy muaj rresht kanë pasur takime dhe bisedime të shumta, për arritjen e një marrëveshje të përbashkët qeverisëse.
Pavarësisht takimeve, blloku nuk ishte i gatshëm që t’ia plotësonte një kërkesë, e që ishte kryesore Vetëvendosjes e që ishte udhëheqja me procesin e dialogut me Serbinë.
Për mos arritjen e marrëveshjes opinioni u njoftua vetëm ditën kur në Kuvend po zhvillohej seanca konstituive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat