Gjermania dhe Çekia e mbështesin agjendën evropiane

Kosova

Gjermania dhe Çekia e mbështesin agjendën evropiane

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 20:13

Dy ministrat informuan kolegë të institucioneve Çeke dhe Gjermane për progresin në kuadër të miratimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi, procesit të liberalizimit të vizave dhe reformave.

Në kuadër të lobimit për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, gjatë kësaj jave në Pragë dhe Berlin, u.d. ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, takuan përfaqësues të institucioneve të Çekisë dhe Gjermanisë.

Gjatë qëndrimit në Pragë dy ministrat zhvilluan takimet me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Martin Tlapa, Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Tomash Prouza dhe anëtarët e Komitetit për Çështje Evropiane të Senatit të Republikës së Çekisë, ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie zyra e informimit e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në Berlin u.d. ministri Kasapolli takoj të ngarkuarin për çështje të jashtme të BE-së dhe marrëdhënie me vendet anëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Joachim Bleicker.

“Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e përgjithshme politike, ekonomike dhe tregtare, si dhe marrëdhëniet bilaterale. Dy ministrat informuan kolegë të institucioneve Çeke dhe Gjermane për progresin në kuadër të miratimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi, procesit të liberalizimit të vizave dhe reformave ekonomike. Përfaqësuesit e institucioneve Çeke dhe Gjermane konfirmuan mbështetjen e tyre të plotë për agjendën Evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat