LDK nuk do të lejojë abuzimin e mëtejmë nga qeveria në largim, thotë Gashi

Kosova

LDK nuk do të lejojë abuzimin e mëtejmë nga qeveria në largim, thotë Gashi

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 15:07

Edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, LDK nuk do të lejojë që vendi të mbetet pa institucione dhe të vazhdojë abuzimi i qeverisë në largim.
Kështu të paktën sipas deputetit të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi.
“LDK është parti shtetformuese dhe nuk do të lejojë deformim institucional në vend dhe dëmtimin e arritjeve institucionale që janë bërë gjatë viteve në Kosovë. Deputetët e LDK-së nuk shiten e as nuk blihen, ata në të gjitha rrethanat do të mbrojnë interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç kanë bërë edhe në të shkuarën”, ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat