​Komuna e Prishtinës vendos t’i kthejë përgjigjet pas 10 viteve

Kosova

​Komuna e Prishtinës vendos t’i kthejë përgjigjet pas 10 viteve

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 12:28

Pas dhjetë viteve, Komuna e Prishtinës ka vendosur të hap kutinë e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve, e cila ka qenë e vendosur në objektin e komunës. Aknesat dhe kërkesat do të shqyrtohen dhe brenda shtatë dite do kenë përgjigje nga secila drejtori.
Me këtë rast, Muhedin Nushi, drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës, ka thënë se të gjitha ankesat do të vendosen në plikon e madhe dhe do të mbyllen, ku më pas do të shqyrtohen nga një komision.
Nushi, po ashtu tha se kutitë e ankesave është paraparë që të hapen çdo 30 ditë, madje sipas tij secila drejtori ka obligim që t’u kthejë përgjigje qytetarëve brenda shtatë ditësh.
Ndryshe, kutia e ankesave të qytetarëve do të hapet edhe në tek objekti i komunës së re .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat