AKI përfundimisht joprofesionale!

Kosova

AKI përfundimisht joprofesionale!

Nga: Mimozë Lakna Më: 22 gusht 2014 Në ora: 11:18

Eksperti për Politikat e Sigurisë dhe zv. Kryesuesi i Departamentit për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë pran AAK –së, Bahri Gashi vlerëson se Agjencisë Kosovare të Inteligjencës çdo ditë e më shumë po i lëndohet imazhi.

Gashi thotë se skandalet që nuk kanë të ndalur lidhur me funksionimin, organizimin dhe operacionalizimin e AKI –së, ka kohë që janë në rritje.

“ Pa hyrë në shumësinë e tyre dhe shpalosjen veç e veç, ato kanë lënduar punën dhe imazhin e AKI -së dhe si të tilla nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore dhe njëkohësisht kanë paralizuar rolin efektiv të agjentëve të AKI –së”,potencon Gashi.

Sipas tij,Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, rrespektivisht drejtuesit e saj kanë humbur ritmin e rregullimit dhe të funksionimit të kësaj Agjencie.

“ Mos transparenca prej kohësh në disa segmente, mbase edhe krekosja dhe bojkoti i kreut të saj kundrejt komisionit për llogaridhënje ligjore, takim i fundit i legjeslaturës së kaluar, ka bërë që shkalla e besueshmërisë të bie ndaj AKI –së”,thekson ai.

Gashi thotë se së fundmi AKI po përballet me jo trasparencë, mosefikasitet, joseriozitet dhe jo profesionalizëm, që vie si rezultat i regrutimeve të devijuara, dhe të sugjeruara me defekte serioze në procesin e të punësuarëve dhe informatorëve të dobët të angazhuar për nevojat e AKI –së, ka bërë që sot puna rreth veprimeve, përkatësisht fazave të grumbullimit të informacioneve dhe përpunimit të tyre të vëhet në dyshim serioz për sigurinë nacionale.

“Gjendja e këtillë brenda AKI –së, performanca shumë e dobët, nineli inkopatibil i burimeve njerëzore, përkatësisht niveli i edukimit paraprak të agjentëve, sistemimi jo adekuat i agjentëve për kundër inteligjencë, sidomos në fushën e kundër terrorizmit, mund të tejkalohet vetëm me një qasje dhe logjikë krejtësisht të re dhe profesionale në këtë Agjenci”, vlerëson ai.

Eksperti për Politikat e Sigurisë dhe zv. Kryesuesi i Departamentit për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë pran AAK –së, Bahri Gashi thotë se AKI-ja ka nevojë për rimodelim, rikonceptim dhe rikonsolidim duke filluar nga kreu i saj, bartësit e shtyllave kryesore të departamenteve dhe një riorganizim gjithëpërfshirës kadrovik dhe tekniko- teknologjik të AKI –së, është i domosdoshëm në fazat në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat