Katër xhihadistët e familjes Demolli

Kosova

Katër xhihadistët e familjes Demolli

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 08:29

Të paktën katër anëtarë të trungut të familjes Demolli i janë përkushtuar xhihadit.
Një tashmë ka vdekur në tokën siriane, dy janë arrestuar javën e kaluar, ndërsa një është në arrati si i dyshuar për sulm kundër dy shtetasve amerikane muaj më parë në Prishtinë.

Arben Demolli (1979), Burim Demolli (1982) që janë arrestuar javën e kaluar si të dyshuar për vepra që lidhen me terrorizëm, janë të afërm të Naman Demollit, i vrari i parë në Siri dy vjet më parë. Policia po e kërkon Fidan Demollin, i cili së bashku me disa të rinj të tjerë kishin sulmuar fizikisht dy gra amerikane në Prishtinë. Ai besohet se i është bashkuar grupeve terroriste në Siri. Ata dyshohet edhe për urrejtje fetare, racore, apo etnike.

Demollët që jetojnë në dalje të Prishtinës rrugës për Podujevë nuk kanë folur për “Kohën Ditore” për përfshirjen e familjarëve të tyre në luftën e Sirisë dhe Irakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat