Ahmeti: VV nuk sakrifikon më, blloku i di kushtet!

Kosova

Ahmeti: VV nuk sakrifikon më, blloku i di kushtet!

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 21:03

Lëvizja Vetëvendosje ka me mbet e paluhatshme prej qëndrimeve e kërkesave të veta.

Nëse blloku e do bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen, atëherë duhet me u thanë po kërkesave e kushteve që i ka vu Lëvizja e Kurtit.

Kështu ka thanë në nji intervistë për televizionin Rrokum, Shpend Ahmeti, ish nënkryetari i Vetëvendosjes, njiherit kryetari i komunës së Prishtinës.

Ahmeti, tue fol për kambënguljen e Vetëvendosjes me marr timonin e bisedimeve me Serbinë, ka arsyetue këtë qëndrim.

“Nuk mundëmi vetëm t'ulemi dhe të nënshkruejm gjithçka ka na ofrohet, pa u sigurue që Serbia merrë nji pergjegjësi për atë se çka ka ndodhë në vitet e 90, pra kjo asht përgjegjësi politike ligjore dhe financiare.

Për këtë arsye ne mendojmë se ne do ishim nji garant i këtyne kushteve sepse e dini ju njana prej dy shtyllave kryesore t'aktivizmit të Lëvizjes Vetëvendosje në vitet e fundit kanë qenë pikërisht kundërshtimi i këtyne negociatave.

Prandaj ne nuk ju besojmë subjekteve të tjera politike sepse ato shumë kollaj po i nënshkruejnë dokumentet për t'ardhmen e Kosovës, prandaj ky asht njani prej atyne 5 kushteve por asht i domosdorshëm”, ka thanë kryetari Shpend Ahmeti.

Simbas Ahmetit, Vetëvendosje ka sakrifikue dhe rrezikon me pas ramje në vota qysh kur lëshoj pe dhe nisi negociatat për koalicion me bllokun.

Por, përkrahja e Vetëvendosjes nuk ka me mungue , nëse blloku e krijon Qeverinë, edhe nëse Lëvizja e Kurtit ka me mbetë n'opozitë.

Kjo përkrhaje, thotë Ahmeti ka me u dhanë veç për çashtjet e randësishme dhe me interes nacional.

Por, edhe nëse pranon bashkëqeverisjen, Vetëvendosje, nuk garanton përkrahje absolute.

Sa i përketë emnimeve të drejtorëve në Komunën e Prishtinës, nga qytetet tjera, i pari i kryeqytetit Ahmeti, e ka quejt të ligjshëm vendimin e tij.

Ahmeti përseri ka premtue se mbrenda 3 vjetëve Prishtina ka me u furnizue me ujë 24 orë.

Simbas tij, në fund të këtij mandati kanë me u vrejt ndryshime në të gjitha fushat.


AHMETI VV NUK SAKRIFIKON MA von RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat