Ahmeti: VV nuk sakrifikon më, blloku i di kushtet!

Kosova

Ahmeti: VV nuk sakrifikon më, blloku i di kushtet!

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 20:28

Lëvizja Vetëvendosje ka me mbetë e paluhatshme prej qëndrimeve e kërkesave të veta.
Nëse blloku e donë bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen, atëherë duhet me u thënë po kërkesave e kushteve që i ka vënë Lëvizja e Kurtit.
Kështu ka thanë në nji intervistë për televizionin Rrokum, Shpend Ahmeti, ish nënkryetari i Vetëvendosjes, njëherit kryetari i komunës së Prishtinës.
Ahmeti, duke fol për këmbënguljen e Vetëvendosjes me marrë timonin e bisedimeve me Serbinë, ka arsyetu këtë qëndrim.
Simbas Ahmetit, Vetëvendosje ka sakrifikue dhe rrezikon të ketë rënie në vota qysh kur lëshoj pe dhe nisi negociatat për koalicion me bllokun.
Por, përkrahja e Vetëvendosjes nuk ka me mungu , nëse blloku e krijon Qeverinë, edhe nëse Lëvizja e Kurtit ka me mbetë në opozitë.
Kjo përkrhaje, thotë Ahmeti ka me u dhënë veç për çështjet e rëndësishme dhe me interes nacional.
Por, edhe nëse pranon bashkëqeverisjen, Vetëvendosje, nuk garanton përkrahje absolute.
Sa i përketë emnimeve të drejtorëve në Komunën e Prishtinës, nga qytetet tjera, i pari i kryeqytetit Ahmeti, e ka quejt të ligjshëm vendimin e tij.
Ahmeti përseri ka premtu se mbrenda 3 vjetëve Prishtina ka me u furnizue me ujë 24 orë.
Sipas tij, në fund të këtij mandati kanë me u vrejt ndryshime në të gjitha fushat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat