Historiani Arben Llalla flet për kishën e zbulur në Kosovë

Kosova

Historiani Arben Llalla flet për kishën e zbulur në Kosovë

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 20:24

(I plotësuar) - Sipas mendimit të historianit Arben Llalla kjo kishë duhet të jetë katolike në bazë të dy emrave të Shënjtorëve që ka Flora dhe Laura. Besoj është ndërtuar pas vitit 1453. Shën Laura është shënjtore e vërtetuar me origjinë shqiptare nga Pulati i Shkodrës nga mëma, ndërsa babai latin, nuk i dihet origjina, thotë Llalla. Emri i vërtetë i Shën Laurës është përsëri shqiptar THEODOLINDA - ZOTI DO LINDË. Ashtu siç kishte emrin edhe ashtu u bë, një murgeshë që u vra nga osmanët më 1453, kur ra Konstandinopoja.

Zbulimi i jashtëzakonshëm: Kisha e parë në botë u bë në Kosovë

Kosova mund të jetë djep i krishterimit në Ballkan nëse jo në Evropë dhe më gjerë. Një ekip i arkeologëve turq po pretendon se gjeti themelet e tempullit fetar në zonën e Ulpianës.
Në këtë ngjarje nuk po merr pjesë asnjë arkeolog nga Kosova.
Pjesa që i ngjanë një luleje thuhet se ishte vendi i pagëzimeve.
Shefi i ekipit të arkeologëve që e zbuloi këtë vend, turku Haluk Cetinkaya po beson se këtu ishte ndërtuar Kisha më e vjetër në botë dhe jo vetëm në Ballkan, raporton Klan Kosova.
“Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara. Jam i bindur, sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave Flora dhe Laura që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm”, tha Cetinkaya./Klan Kosova

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat