Prokuroria interviston zyrtarë të Rahovecit rreth vrasjes së Elvis Pistës

Kosova

Prokuroria interviston zyrtarë të Rahovecit rreth vrasjes së Elvis Pistës

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 17:29

Policia e Kosovës e vënë në kërkim të vrasësit të Elvis Pistës, ish kandidatit të PDK-së për deputet në Parlamentin e Kosovës, ka intervistuar edhe zyrtar të lartë të Komunës së Rahovecit dhe intervistat janë zhvilluar në Prishtinë me urdhër të kryeprokurores së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija.
Nga burimet mirë të informuara të RahovecPress, këto intervista janë realizuar në kërkim të provave materiale që mund të çojnë deri të dorasi, mirëpo të njëjtit zyrtarë kanë dashur të mbajnë informatat e mbyllura.
Policia e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë nuk kanë mundur të ndërtojnë ende një profil të vrasësit dhe shkaqeve që kanë quar deri aty.
Kryeprokurorja Bakija ka thënë se deri më tani janë intervistuar mbi 40 persona rreth rastit Pista, të cilët janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve.
E pyetur se a ka pas zyrtar të Komunës së Rahovecit të cilët janë marrë në pyetje, Bakija ka thënë se nuk mund të jep ndonjë informacion se kush janë dhe për çfarë janë pyetur këta dëshmitar, pasi rasi është ende duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat