Lëvizja Vetëvendosje: Të respektohen shqiptarët në Mal të Zi, të lirohet Naim Prelvukaj!

Kosova

Lëvizja Vetëvendosje: Të respektohen shqiptarët në Mal të Zi, të lirohet Naim Prelvukaj!

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 15:40

Lëvizja Vetëvendosje ka ndjekur me shqetësim arrestimin e veprimtarit të njohur Naim Prelvukaj në Mal të Zi. Naim Prelvukaj është arrestuar bazuar mbi një akuzë të mëhershme që i është ngritur si rrjedhojë e organizimit të protestave që janë zhvilluar për të kundërshtuar vendimin për ndërtim të një vendgrumbullimi mbeturinash në Komunën e Plavës, shumë afër vendbanimeve dhe burimeve të ujit.Naim Prelvukaj është veteran i UÇK-së i cili e ka vazhduar edhe me tej veprimtarinë e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai është koordinator i “Këshillit për parandalimin e ndërtimit të deponisë së mbeturinave”, një rrezik për ambientin dhe trashëgiminë kulturore të zonës.

Nuk është hera e parë që në Mal të Zi arrestohen veprimtarë shqiptarë që organizohen dhe ngrenë zërin për të mbrojtur të drejtat e tyre. E drejta për të protestuar dhe për të mbrojtur ambientin është një e drejtë bazike qytetare që nuk mund të shkelet. Por, në kushtet e tensionit me natyrë etnike, që vijon të mirëmbahet e të shtohet prej politikave qeverisëse të Malit të Zi, jo rrallë shqiptarëve u cenohen këto të drejta qytetare.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon prej autoriteteve të Malit të Zi lirimin e menjëhershëm të Naim Prelvukajt dhe respektimin e të drejtës së popullit shqiptar autokton në Mal të Zi për të protestuar e për të marrë vendime mbi zhvillimin e vendbanimeve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat