Haradinaj priti zëvendësambasadorin Itay Milner

Kosova

Haradinaj priti zëvendësambasadorin Itay Milner

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 12:42

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot zëvendësambasadorin e Izraelit në Beograd, Itay Milner.

Kryetari Haradinaj dhe zëvendësambasadori Milner biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalojmë dhe rolin e rëndësishëm të Aleancës në kuadër të tyre.

Kryetari Haradinaj, gjithashtu, e njoftoi diplomatin Milner lidhur me përgatitjet që po bëhen për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat