Popovci: Rektori të jetë jashtë ndikimit të politikës

Kosova

Popovci: Rektori të jetë jashtë ndikimit të politikës

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 09:57

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në përmbylljen e konkursit për rektor të Universitetit të Prishtinës.

Mësohet se deri më tani vetëm një kandidat e ka dërguar formularin për aplikim. Ndërkohë ekspertët e fushës së arsimit shprehin dyshimet e tyre se në zgjedhjen e rektorit mund të ketë ndërhyrje politike.

Sipas njohësit të kësaj fushe, Dukagjin Popovci, duhet të krijohen parakushtet që rektori i ardhshëm të jetë jashtë ndikimit të politikës ditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat