OVL e UÇK-së kërkon lirim e Naim Prelvukajt

Kosova

OVL e UÇK-së kërkon lirim e Naim Prelvukajt

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 20:22

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shpreh shqetësim për rastin e arrestimit të veteranit të luftës së UÇK-së Naim Prelvukaj, nga ana e policisë malazeze.

Ata dënojnë këtë akt dhe vlerësojnë se ka për qëllim frikësimin e qytetarëve shqiptar në trojet shqiptare të okupuara nga Mali i Zi.

Madje OVL e UÇK-së kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm.

“Organet e drejtësisë në Mal të Zi, duhet që të ndërprejnë këto praktika dhe të tregojnë veten se nuk janë vazhdimësi e organeve e politikave të Millosheviqit. Shqiptarët në Mal të Zi nuk janë minoritet që janë vendosur aty, por ata jetojnë me mijëra vjet në trojet e veta, të cilat fatkeqësisht me marrëveshjen e Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit, u aneksuan padrejtësisht nga Mali i Zi. Si të tillë, shqiptarët duhet të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të mos krijohet atje ambient antishqiptar, sepse me këto politika më së shumti do të dëmtohen malazezët dhe regjimi i tyre antishqiptar”, thuhet në reagimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat